Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas pamjeve të tollovisë që u krijun sot te salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku pati radhë të gjata për vaksinim të të moshuarve mbi 65-vjeç.
KMDLNJ ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të ndërmerr veprime të shpejta duke hapur edhe pika të tjera të vaksinimit të qytetarëve në mënyrë që të shkarkohet salla ” 1 Tetori”, që që qytetarët të mos detyrohen të presin orë të tëra për vaksinim aq më parë që kemi të bëjmë me një grup të ndjeshëm dhe të cenueshëm në aspektin shëndetësor.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të rrisë me urgjencë pikat e vaksinimit aq më parë që në një të ardhme të afërt Kosova do të furnizohet me një numër të konsiderueshëm të vaksinave e që nënkupton se edhe numri i qytetarëve të moshave të ndryshëm do të rritet shumë”, thuhet në reagimin e tyre.





