LAJME

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale nga Prizreni do ta përfaqësojë Kosovën në Conquest Cup në Qipro Veriore

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale nga Prizreni do ta përfaqësojë Kosovën në Conquest Cup në Qipro Veriore
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2026, 15:46

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në garën ndërkombëtare Conquest Cup KKTC, e cila do të mbahet në Lefkoshë, Qipro Veriore, nga 29 korriku deri më 3 gusht 2026.

Sipas njoftimit të klubit, delegacioni kosovar do të përbëhet nga gjashtë sportistë dhe një trajner, të cilët do të garojnë në disiplinën e shigjetarisë tradicionale nën ombrellën e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës.

Nga klubi vlerësojnë se pjesëmarrja në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për promovimin e sportit, kulturës dhe traditës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa kanë falënderuar edhe YTB – Presidency for Turks Abroad and Related Communities për mbështetjen që ka mundësuar pjesëmarrjen në këtë garë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika