Organizata “EC Ma Ndryshe”, përmes një komunikate për media, bën të ditur se gara e quajtur “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike”, është përmbyllur me shpalljen e fituesve.
Bazuar në vlerësimin e jurisë në përbërje nga, Muhamet Bajrami – zyrtar mjedisor në komunën e Prizrenit, Naser Bresa – ekolog dhe Kaltrinë Kolukaj – EC Ma Ndryshe, fitues të garës janë shpallur:
Vendi i I – Klubi i Gjelbër nga Gjimnazi “Remzi Ademaj”,
Vendi i II – Grupi “Green Act” nga QK “11 Marsi” dhe
Vendi i III – Grupi “Environmental Alliance” nga QK “11 Marsi”.
Kjo garë është organizuar me synimin që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.
Nxënësit pjesëmarrës në garë me anë të propozimeve për intervenim, kanë arritur të prekin temat të ndryshme me fokus mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e hapësirave gjelbëruese dhe menaxhimin e mbeturinave, çështje këto të cilat janë parë si prioritare nga ana e tyre.
EC, po ashtu ka vendosur që vendi i parë përveç shpërblimit, të mbështetet edhe me një shumë prej 1,000.00 euro për realizim të idesë së propozuar, njofton “ Ec Ma Ndryshe”.
Klubi i gjelbër nga gjimnazi “ Remzi Ademaj”, fiton garën “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

