LAJME

Klinika e Pediatrisë sërish ofron shërbime të hemodializës për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare

Klinika e Pediatrisë sërish ofron shërbime të hemodializës për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2021, 15:57

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se pas tre vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare.

Në njoftim thuhet se në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Pas 3 vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare.

Në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.  

Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014″.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika