LAJME

Klinika e Kirurgjisë: I papranueshëm nënçmimi nga Osmani

Klinika e Kirurgjisë: I papranueshëm nënçmimi nga Osmani
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2022, 10:56

Klinika e Kirurgjisë Abdominale i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani për ndërhyrjen kirurgjike në një spital privat në Kosovë.

Kolegjiumi i Kirurgëve në reagim ka thënë se Osmani ka anashkaluar këtë institucion në trajtimin saj shëndetësor, pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës.

Gjithashtu Klinika ka shtuar se “presidentja i është nënshtruar një procedure e cila në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është rutinë ditore që nga 12 nëntori 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheqë është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika