Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se rritja e pensioneve për 20% për veteranët e UÇK-së do të jetë 34 euro.
Ai në postim ka përmendur se si kjo Qeveri ka hequr nga paga minimale veteranët e UÇK-së dhe si rrjedhojë rritja për ta do të jetë vetëm 34 euro.“Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€. Pra, në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€” – ka shkruar ai në Facebook më 10.01.2025.
Klinaku po ashtu ka thënë se kanë kaluar katër vite dhe çështja e verifikimit të veteranëve nga kjo Qeveri, sipas tij, ka qenë vetëm farsë.“Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit” – ka shkruar në fund Klinaku.