Ka nisur protesta e veteranëve të Kosovës, të cilët janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit.
Para masës, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, ka thënë që këto protesta do të vazhdojnë.
“Ne policinë i kemi tanët, kërkojmë nga pushteti që t’i ndalojë provokimet dhe ta tërheq Ligjin që është anti-kushtetuese, dhe ata deputetë që e shkelin ligjin dhe Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu”, tha Klinaku.
“Protestat tona do të vazhdojnë sa herë që këta kanë seanca”, ka thënë ai.
“Kërkoi nga pjesëmarrësit që protesta të jetë e qetë dhe mos të bien pre e provokimeve”, shtoi Klinaku.
“Kërkoj nga deputetët e Kuvendit që ta kthejnë në votim ligjin për pagat ku duhet të përfshihen veteranët e UÇK-së”, është shprehur ai.Ka nisur protesta e veteranëve të Kosovës, të cilët janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit.
Para masës, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, ka thënë që këto protesta do të vazhdojnë.
“Ne policinë i kemi tanët, kërkojmë nga pushteti që t’i ndalojë provokimet dhe ta tërheq Ligjin që është anti-kushtetuese, dhe ata deputetë që e shkelin ligjin dhe Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu”, tha Klinaku.
“Protestat tona do të vazhdojnë sa herë që këta kanë seanca”, ka thënë ai.
“Kërkoi nga pjesëmarrësit që protesta të jetë e qetë dhe mos të bien pre e provokimeve”, shtoi Klinaku.
“Kërkoj nga deputetët e Kuvendit që ta kthejnë në votim ligjin për pagat ku duhet të përfshihen veteranët e UÇK-së”, është shprehur ai.