Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do të protestojnë kundër vendimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, por se këtë do ta bëjë vetëm nëse merr leje nga po këta dy.
“Unë pres nga kjo prokurori e cila është e skandaleve, që të m’i sjell edhe CD-të ashtu siç e kemi quajtur pjatat fluturuese dhe në qoftëse i sjellin, unë prapë ia qes në media, sepse këtë gjykatë speciale ne as nuk e kemi njohur, as nuk e njohim, me të gjitha mundesitë tona do ta pengojmë funksionimin e saj, sepse krimet e luftës nuk i ndjek, por shqiptarët”, tha ai.





