• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, June 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Kjo është pozita që Vlora Çitaku, pritet ta marrë në PDK!

tvprizreni by tvprizreni
July 6, 2021
in LAJME, VENDI
0
Kjo është pozita që Vlora Çitaku, pritet ta marrë në PDK!
0
SHARES
336
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pritet të zyrtarizohet në pozitën e zëvendëskryetares së PDK-së. Jozyrtarisht, Express ka mësuar se Çitaku do të jetë numri 2 në partinë më të madhe opozitare, pas zgjedhjes së shokut të saj të fëmijërisë, Memli Krasniqit në pozitën e kryetarit, të shtunën. Ajo po e shoqëron Krasniqin në takime e vizita.

Memli Krasniqi ka nisur formimin e një ekipi të ri në krye të PDK-së, me të cilin synon ta kthejë sërish në pushtet partinë e dalë nga lufta. Pasi u zgjodh kryetar i PDK-së të shtunën, ai njoftoi për ndryshime shumë të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të partisë. Krasniqi beson se përbërja e kryesisë së kaluar s’mund ta kthejë partinë aty ku ka qenë.

Deputetët e PDK-së nuk do të jenë pjesë e kryesisë së partisë. Krasniqi tha të shtunën në Konventën zgjedhore të kësaj partie se deputetët duhet të përqëndrohen vetëm në Kuvend.

“Sot beteja kryesore është në Kuvendin e Kosovës, prandaj në bindjet e mia deputetët duhet ta kenë tërë përqëndrimin e tyre vetem si deputet”, ka thënë Krasniqi kur e prezantoi platformën e tij.

Vlora Çitaku do të jetë pjesa e rëndësishme e përbërjes së ekipit të ri të kryetarit të PDK-së. Bashkë, ajo dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimet dhe vizitat e para pas ndryshimit të udhëheqjes së partisë.

Të dy, dje i pritën në selinë e partisë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.

Sot, Çitaku ka publikuar një fotografi nga selia e degës së kësaj partie në Ferizaj.

Çitaku ishte ndër njerëzit e parë që ia uruan detyrën e re kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Përveç në Konventë, ajo e shprehu edhe në Facebook urimin e saj për të.

“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkëudhëtari im politik tash e 17 vite! Të priftë e mbara! Bashkë!”, shkroi ajo të shtunën.

Memli Krasniqi tha të mërkurën e javës që shkoi në Pressing të T7 se është i bindur që PDK-ja ka potencial të madh, por se rikthimi i kësaj partie është i vështirë. Ai u shpreh i hapur për të mirëpritur emra të rinj që mund të bëhen pjesë e organeve udhëheqëse të kësaj partie.

“Unë jam i bindur absolutisht që ne kemi potencial ta ndërtojmë ekipin dhe profilin që na duhet për t’ia dhënë Kosovës një adresë politike të besueshme dhe të mirëfilltë dhe ta rikthejmë Partinë Demokratike të Kosovës si parti që i fiton zgjedhjet, siç i ka fituar edhe në të kaluarën. Kjo mund të arrihet vetëm duke e çliruar potencialin e brendshëm dhe duke i dhënë hapësirë potencialit nga jashtë për t’i ndihmuar dhe për ta çuar përpara këtë që e kemi”, ishte shprehur Krasniqi.

Ish-ministri dhe ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është e ditur që përbërja e kaluar e PDK-së nuk mund ta rikthejë partinë sërish fituese dhe në pushtet. Këtë ka treguar se ua ka thënë edhe bashkëpartiakëve në takimet e brendshme.

“Ne e dimë që Partinë Demokatike të Kosovës vetë ne si të tillë nuk mund ta rikthejmë aty ku ka qenë. Fjalia ime e parë në takimet tona të brendshme ka qenë se ne jemi të pamjaftueshëm kështu siç jemi për t’i rifituar zgjedhjet, dhe meqenëse unë besoj në këtë, unë mendoj që ne duhet të jemi të hapur dhe ta rindërtojmë Partinë Demokartike të Kosovës”, është shprehur Krasniqi në Pressing.

Krasniqi ka folur edhe për ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit në Shqipëri, Gent Cakajn, i cili është mik edhe i Vlora Çitakut. Me Cakajn, Krasniqi tha se do të ishte nder që të ishte në një ekip.

Sfida e parë e kryetarit dhe krysisë së PDK-së tani janë zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor. Tri ditë para se të zgjidhej kryetar i PDK-së, Krasniqi ka paralajmëruar se me të në krye, do të ketë kandidatë dhe kandidate për kryetarë komunash që më herët nuk kanë garuar.

 

Premium WordPress Themes Download
Premium WordPress Themes Download
Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
udemy free download
download xiomi firmware
Download Premium WordPress Themes Free
free download udemy course
Previous Post

Bekim Jashari emëron drejtoreshë të çerdhes gruan që hyri në librin “Guiness”

Next Post

Ministri serb fyen presidenten e Kosovës: Me pasë fytyrën siç e ka barkun

Next Post
Ministri serb fyen presidenten e Kosovës: Me pasë fytyrën siç e ka barkun

Ministri serb fyen presidenten e Kosovës: Me pasë fytyrën siç e ka barkun

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
Zgjedhjet e reja në veri: Osmani dhe Kurti pajtohen, PDK-ja jo

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

June 4, 2023
Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

June 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.