LAJME

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2021, 17:40

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët për gjendjen në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas njoftimit, më së shumti pritje ka në pikën kufitare në Merdarë, ku në hyrje dhe dalje automjetet po presin deri në 10-20 minuta.

Përpos pikës kufitare në Merdare, në pikat kufitare në Jarinje dhe Mutivodë pritjet janë 5-10 minuta.

Për të marrë informata lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar, qytetarët mund të shfrytëzojnë ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njoftimi i plotë:

FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)

Merdarë 10-15 100-120

Jarinje 10-15 10-20

Mutivodë 05-10 05-10

Bernjak 03-05 03-05

Dheu i Bardhë 05-10 10-20

Vërmicë 05-10 05-10

Muqibabë 03-05 03-05

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika