Mbrëmë rreth orës 22:00, si pasojë e erërave të forta, disa shtylla elektrike janë dëmtuar në fshatin Korishë.
Deri tani sipas raportimve dy shtylla janë rrëzuar, kurse një tjetër është gati të rrëzohet.Banorët thonë se qysh mbrëmë është njoftuar KEDS dhe Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ishte në vend ngjarje, dhe për disa minuta ndaluan qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë, kurse më vonë erdhi edhe një ekip i KEDS, i cili vendosi shirita dhe shenja të ndalim qarkullimit të automjeteve deri në rregullimin e tyre, thonë ata.






