Nëse ju shqetësojnë lythat, provoni barin e latrapecit, i cili ka qenë i njohur me shekuj
Latrapeci është një bimë shëruese që është i pasur me lëng të verdhë që rrjedh kur e ndukni, transmeton Telegrafi.
Kjo bimë barishtore shumëvjeçare e gjatë 30-90 cm, me gjethe të blerta pendore të ndara, është përdorur në mjekësinë popullore për shekuj me radhë për të trajtuar kataraktet dhe konjunktivitin.
Latrapeci ose tamblagjaku (Chelidonium majus L), është e përhapur në vende gurishtore me hije dhe djerrina, përskaj vendbanimeve, në lëndina dhe kullosa.
Ndihmon në:
– stimulimin e mëlçisë
– lehtësimin e shqetësimeve të stomakut
– lehtësimin e dhimbjeve të fshikëzës së tëmthit
– heqjen e lythave
– lehtësimin e simptomave të alergjisë (në kombinim me hithrën dhe urthin e tokës)
– në trajtimin e sëmundjeve malinje.
Recetë për heqjen e lythave
Lëngu i bimës së latrapecit përdoret për të trajtuar lythat, i cili aplikohet direkt në lyth.
Tinktura:
Hidhni 250 gramë bimë latrapecit në një kavanoz të dezinfektuar dhe hidhni sipër uthullën e mollës.
Lëreni në një vend të errët për një muaj, me tundje të shpeshtë (të paktën 3 – 4 herë në javë).