Pas gati tri vitesh në arrati, Policia e Kosovës ka prangosur sot, në pikën kufitare në Vërmicë të dyshuarin për grabitjen në tetor të vitit 2019 në një pompë të derivateve, në fshatin Polac të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se O.N., është kapur në orët e mëngjesit, pas kontrollimit nga ana e policisë kufitare, i cili fillimisht kishte prezantuar një dokument identifikimi me një mbiemër tjetër. Por pas verifikimit të të dhënave nga ana e Policisë, rezultoi se i njëjti kërkohej me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata lidhur me grabitjen e armatosur në Skenderaj.





