Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur edhe për situatën e krijuar në Veri të Kosovës dhe çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Për sa i përket Asociacionit, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, pasi kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet sa shumë beson SHBA te Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane”, ka thënë Kimi.
“Edhe në fakt, nëse keni nevojë për prova, hidhni sytë prapa, disa vite më parë. Cilat janë hapat që duhen ndjekur, që dy palët të lëvizin përpara? Në fakt kjo është koha që udhëheqësit të lënë pas egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”.





