LAJME

Kievi do të qëndrojë nën shtetrrethim deri të hënën në mëngjes

Kievi do të qëndrojë nën shtetrrethim deri të hënën në mëngjes
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2022, 18:11

Një shtetrrethim në mbarë qytetin e Kievit ka hyrë në fuqi rreth 90 minuta më parë dhe do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

“Të gjithë civilët që janë në rrugë gjatë periudhës së shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve sabotuese të armikut”, thanë autoritetet në Kiev.

Zyra e kryetarit të bashkisë sqaroi një njoftim të mëparshëm që thoshte se shtetrrethimi do të zgjaste nga ora 17:00-08:00 me orën lokale (15:00-06:00 GMT) çdo ditë, shkruan BBC.

Ora policore e vendosur tani nuk do të hiqet deri në orën 08:00 me orën lokale të së hënës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika