- Reklama -

KGJK-ja i kërkon Avokatit të Popullit ta çojë në Kushtetuese Ligjin për pagat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës të mërkurën ka dorëzuar kërkesën tek Instituti i Avokatit të Popullit që ta çojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për pagat në sektorin publik.

KGJK-ja konsideron se ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, opinionin e Këshillit konsultativ të gjyqtarëve evropianë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19

- Reklama -

“Prandaj, Këshilli kërkoi nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmarrë veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Ligji i pagave është miratuar në fund të vitit të shkuar. Vlera e koeficientit prej 105 eurosh u caktua në javën e dytë të shkurtit me miratimin e ndryshimeve në buxhet. Në këtë ligj paga më e lartë do të jetë rreth 1900 euro, ajo e presidentit. Gjyqtarët dhe zyrtarët në drejtësi paguheshin më shumë më herët.

Me vendim para Ligjit të pagave, Qeveria Kurti shfuqizoi vendimin e para disa vitesh të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqësorit duke i kthyer ato në vlerën paraprake. Gjyqësori është ankuar në gjykata ndaj vendimit. Vendimi për ulje pagash është pezulluar.

Janë mbi 15 sindikata e institucione që janë ankuar tek Avokati i Popullit për Ligjin e pagave.

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort