Klubi i Veteranēve te Futbollit KVF “Prizren Masters”,edhe këtë vit po merr pjesë në turnirin ndërkombëtar të futbollit në qytetin bregdetar, Antalia të Turqisë. Ky është edicioni i pestë i këtij turneu i njohur me emrin “ International best of masters championship cup tournament”.
Vitin e kaluar veteranët e “ Prizren masters”, kanë treguar lojëra tejet cilësore duke u renditur në mesin e klubeve më të suksesshme në këtë turnir. Një optimizëm i tillë tek ata është i pranishëm edhe për këtë edicion të radhës.