KFV ” Prizren masters”, kanë triumfuar në turneun e parë të veteranëve të futbollit me rastin e 25 vjetorit të Betejës së Kabashit, duke triumfuar në finale ndaj KFV “Kabashi” me rezultat 5:0.
“Ishte nder dhe respekt të marrim pjesë në turneun kushtuar të rënëve për liri”, kanë thënë anëtarët e ekipit fitues të turneut që u mbajt në vendin e quajtur “Boka” ku moren pjesë katër klube të veteranëve.