LAJME

KFOR viziton Liqenin e Ujmanit, thonë se po i monitorojnë nga afër çdo zhvillim të sigurisë në Kosovë

KFOR viziton Liqenin e Ujmanit, thonë se po i monitorojnë nga afër çdo zhvillim të sigurisë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2024, 17:57

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Ozkan Ulutash, është takuar me ushtarët letonë të KFOR-it që po patrullonin dhe ishin në detyrë te Liqeni i Ujmanit.

KFOR-i ka thënë se po monitoron nga afëri çdo zhvillim të sigurisë.

“Gjeneral-majori Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për ushtarët letonë për kontributin e vazhdueshëm ndaj angazhimeve të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Të dielën në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur mjet shpërthyes ku si pasojë janë dëmtuar dy vetura.

Në hetimet për shpërthimin u gjetën një veturë dhe tri radiolidhje në një vend në zonën e Zubin-Potokut./KOHA/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika