KFOR-i ka deklaruar se nuk ka identifikuar shkelje të hapësirës ajrore përmes dronëve që do ta cenonin sigurinë në Kosovë.
Në përgjigjen e KFOR-it thuhet se çdo aktivitet në hapësirën ajrore koordinohet me KFOR-it, ashtu që “të shmangen tensionet” dhe që të ketë siguri.
“Ne nuk kemi identifikuar shkelje përmes dronëve që mund ta cenojnë sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, prandaj KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe kapaciteteve që ka në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.





