Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, në një konferencë për media të mbajtur të premten ka thënë se ishte e qartë që prapa protestuesve serbë në veri, qëndroni grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it.
KFOR: Prapa protestuesve në veri kishte grupe kriminale

Gallieni ka thënë se gjatë protestës në Zveçan u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.
“Duke nisur nga 29 maji trupa shtesë të KFOR-it u dislokuan në veri të Kosovës pasi katër kryetarët ditë më parë tentuan të futen në zyra me forcë. KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë të protestës dhe më 29 në një komunë të veçantë (Zveçan v.j.) ndodhi një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në protestën e dhunshme. Gjatë protestës ushtarët u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka theksuar Gallieni.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

