KFOR-i i ka adresuar pohimet e deputetes britanike, Alicia Kearns, që Serbia po kontrabandën armë në Kosovë përmes auto-ambulancave.
“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohej 2022-ës kur Batalioni Mbretëror Fusilier ishte dërguar në veri të Kosovës në mbështetje të Misionit të KFOR-it”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
“Prania ilegale e supozuar e armëve ishte raportuar në selinë e KFOR-it, mirëpo pas hetimeve të mëtutjeshme në mënyrë që të ketë konfirmim, asnjë provë nuk ka dalë nga ajo që është raportuar”.





