Zyrtarë të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar sot një takim të nivelit të lartë me ambasadorin norvegjez për Kroacinë, Arne Sannes Bjørnstad, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
KFOR mirëpret ambasadorin norvegjez, përforcohet bashkëpunimi për siguri në Kosovë

Takimi u mbajt në Camp Film City dhe u prit nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, Brigadier Gjeneral Federico Collina.
Sipas njoftimit, diskutimet u fokusuan në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe sfidat që kërkojnë koordinim të vazhdueshëm mes komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve vendore.
Collina foli për rolin e KFOR-it në garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, duke theksuar përkushtimin e misionit që nga vendosja e tij në vitin 1999.
KFOR nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, të cilët mbeten partnerë kyç në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së lëvizjes për qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

