Ushtarët nga kontingjenti turk, të caktuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, dhuruan pajisje për kënd lojërash në natyrë, duke përfshirë dy rrëshqitëse të mëdha, lëkundëse dhe struktura të tjera lojërash, si dhe tavolina dhe stola për kopsht, në shkollën fillore “Ulina” në Dragash, në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak.
Sipas KFOR-it, kjo nismë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të tyre për të punuar ngushtë me partnerët dhe institucionet lokale në mbështetje të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë në mënyrë transparente dhe të paanshme, me vëmendje të veçantë për të mbështetur edukimin, zhvillimin, mundësitë për të luajtur dhe mirëqenien e fëmijëve.





