Zëvendës Komandanti i misionit të NATO-s KFOR, Brigadier Gjeneral Federico Collina, priti sot ambasadorin norvegjez në Kroaci, Arne Sannes Bjørnstad, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
KFOR-i njofton se vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneral Collina theksoi angazhimin e KFOR-it për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.





