Ushtarët e forcës britanike të rezervës strategjike të KFOR-it, organizuan një ceremoni përkujtimore në nder të leitenantit Gareth Evans dhe sergeantit Balaram Rai, ushtarëve të parë britanikë që humbën jetën në konfliktin e Kosovës në vitin 1999.
Ushtari i SRF-it, kapiteni Bishwaraj Rai, nipi i sergeantit të rënë Balaram Rai, vendosi një kurorë gjatë ceremonisë në nder të xhaxhait të tij.
- Reklama -
Ai tha se është nder për të që shërben në ushtrinë britanike, siç kanë bërë shumë anëtarë të familjes së tij para tij, bëhet e ditur nga komunikata.
- Reklama -
