Ushtarë të KFOR-it nga vende të ndryshme të botës që shërbejnë në Kosovë, ishin dëshmitarë të nderimit me medalje që iu bë kolegëve të tyre turq, nga Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të misionit KFOR-it, Francesco Errico, i cili kryesoi këtë ceremoni ndërkombëtare nderimi për ta, në Kampin Villagio Italia në Pejë.
Komandanti, shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm, në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.





