Ushtarët e Komisionit të Përbashkët Zbatues të Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen patrulla në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative, shkruan TV Prizreni.
“Këto patrulla promovojnë dhe sigurojnë një mjedis të qetë dhe të sigurt me lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në faqen zyrtare në Facebook.






