Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka ekzaminuar pesë zollat e gjetura dje në afërsi të Manastirit të Banjskës. Sipas njoftimit të KFOR-it armatimi i gjetur u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore.
“Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i Komandës Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ekzaminoi pesë zolla të zbuluara në një depo në komunën e Banjskës nga Policia e Kosovës dhe i dërgoi ato në laboratorët e mjekësisë ligjore. Bashkë me ekipin kemi punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas njoftimit, Batalioni i Manovrimit të KFOR-it po siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjendjen depo tjera të mundshme pranë këtij objekti.






