Universiteti i Prizrenit ka pritur një delegacion nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it (RC-W) dhe Kontingjenti Italian, të udhëhequr nga komandanti i RC-W, kolonel Federico Mora.
KFOR-i dhuron materiale infografike për Universitetin e Prizrenit

Gjatë vizitës, delegacioni i dhuroi rektorit të universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, materiale infografike të destinuara për Këndin Italian në universitet.
Sipas Universitetit të Prizrenit, ky donacion është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Kontingjentin Italian të KFOR-it dhe synon pasurimin e Këndit Italian, promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane, si dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

