Dhjetë detonatorë ndezës me kabllo janë gjetur në Leposaviq të shtunën.
KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë ndezës në Leposaviq

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ato janë gjetur nga njësi të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në afërsi të lumit të fshatit Gnjezhdan.
“Gnjezhdan, Leposaviq 15.11.2025-11:30. Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni miraton projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës

