Ushtarët amerikanë të caktuar në komandën rajonale në lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare administrative në Kosovë, me qëllim sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në një njoftim zyrtar, KFOR-i bëri të ditur se “ushtarët e KFOR-it në mënyrë rutinore kryejnë patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës në përpjekje për të ruajtur paqen në rajon. Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë”.






