Ushtarët nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) i caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, dhuruan pajisje edukative, përfshirë kompjuterë, printer, dhe projektorë, për shkollën “Fetah Sylejmani” në Komunën e Dragashit.
KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën “Fetah Sylejmani” në Dragash

Sipas KFOR-it, kjo nismë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar ngushtë me partnerët dhe institucionet lokale për të mbështetur të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë në mënyrë transparente dhe të paanshme, me vëmendje të veçantë në edukimin dhe zhvillimin e studentëve të rinj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

