Home SPORT KF ” Pirana”, përkujtoi ish futbollistin e saj që humbi jetën tragjikisht në Itali

KF ” Pirana”, përkujtoi ish futbollistin e saj që humbi jetën tragjikisht në Itali

0
KF ” Pirana”, përkujtoi ish futbollistin e saj që humbi jetën tragjikisht në Itali

Futbollisti 17 vjeçar Dren Bajrami, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Itali.

Bajrami dyshohet se ka rënë nga dritarja e dhomës së tij, në një strehimore në Udine të Italisë ku ishte i strehuar tash e disa muaj, shkruan IndeksOnline.

Dreni ishte lindur më 21.11.2004 në fshatin Piranë të Prizrenit.

Vdekja e tij ka tronditur edhe klubin e KF Piranës ku kishte luajtur Dreni Bajrami.

Në nderim të tij, klubi i Piranës sot në ndeshjen të cilën e fituan me rezultat 5-0 ndaj KF Arbanës, fillimisht e nderuan me një minutë heshtje, ndërsa në fund fitoren ja kanë dedikuar futbollistit Dren Bajrami.

”PUSHO NË PAQE, DREN BAJRAMI, FITORJA TË DEDIKOHET TY

Të dashur, përkrahës të KF Pirana, sot zhvilluam ndeshjen kundër KF Arbana në stadiumin e fshatit Serbicë, me një minut heshtje, në nderim të ish lojtarit tonë, Drenit.”, thuhet në njoftimin e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here