Futbollistët e KF ” Opoja” nga Dragashi, si mysafirë kanë shënuar fitore të thellë në Rugovë duke e mposhtur skuadrën e Pashtrikut me rezultat 6:1.
KF “Opoja” fiton bindshëm në Rogovë, bën hap të madh drejt titullit në ligën e tretë

Me këtë fitore, opojanët prijnë në tabelën e klasifikimit me 43 pikë të grumbulluara, një më shumë se skuadra e Piranës e cila i ndjek nga pas, dhe në xhiron e fundit pritet të vendoset se cila nga këto dy skuadra do të fitojë titullin në këtë ranga garash dhe do të inkuadrohet në një kategori më lartë.
Në këtë rang garash pritet të zhvillohet edhe xhiroja e fundit javën e ardhshme, ku skuadra e KF” Opoja” në Prizren do të ndeshet në takimin vendimtar me Arbanën, ndërsa skuadra e Piranës do të jetë mysafire e KF ” Anadrini”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

