Mbrëmë, përmes njoftimeve në faqen zyrtare, klubi prizrenas “Liria”, ka bërë të ditur se është përforcuar me tre lojtar të rinj,me të cilët synon të krijojë skuadër më të fuqishme në luftën për mbijetesë në eliten e futbollit kosovar.
Prizrenasit në radhët e veta do të kenë nigerianin Ubong Ekpai, lojtarin nga Shqipëria Flavio Mecja dhe 24 vjeçarin me prejardhje shqiptare i cili tërë karrierën e tij e ka zhvilluar në Kanada, Klaidi Cela.
Ekpai luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, Mecja luan në pozitën e sulmuesit të majtë, ndërsa Cela në atë të qendërmbrojtësit.