- Reklama -

Këto janë vitaminat që u duhen meshkujve për një zemër të shëndetshme

Një përqindje e lartë e djemve dhe burrave në ditët e sotme vuajnë nga mungesa e të paktën një vitamine apo ushqyesi të rëndësishëm.

Kjo mungesë i atribuohet kryesisht ushqyerjes së keqe me pak fruta dhe perime. Studimet tregojnë se të paktën 77 për qind e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D apo B12.

- Reklama -

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme që i duhen djemve dhe burrave.

Vitamina D3

Meshkujt kanë nevojë për vitaminën D3 për prodhimin e testosteronit, kockat, shëndetin e trurit, luhatjet e humorit, kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Meshkujt që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D3 janë 80 përqind më të prirur të vuajnë nga një atak në zemër.

Kjo vitaminë merret nga ekspozimi në diell por edhe nga vezët, disa produkte bulmeti dhe kërpudhat

Vitamina B12

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë plogështi dhe probleme nervore. Vitamina B12 meret nga proteinat shtazore, në veçanti nga mishi i qingjit, viçit dhe salmoni.

Vitaminat A, C dhe E

Këto vitamina me fuqinë e antioksidantëve nuk prodhohen dot nga trupi por merren nëpërmjet ushqimeve si spinaqi dhe barishtet e tjera të egra.

Me kalimin e moshës, këto vitamina parandalojnë mutacionin qelizor, mbrojnë shikimin, imunitetin e forcojnë shëndetin.

Vitamina K

Këto janë vitaminat që u duhen meshkujve për një

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitamina K është e rëndësishme për kockat, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Mungesa e kësaj vitamine vërehet më shumë tek meshkujt që nuk konsumojnë rregullisht perime apo produkte të bulmetit.

Vitamina K gjendet tek perimet e gjelbra dhe ato të bulmetit.

Magnezi

Ky mineral është thelbësor në parandalimin e tensionit të lartë të gjakut, kontraktimeve muskulore, dhimbjeve të kokës dhe sëmundjeve të zemrës. Mungesa e magnezit ndikon direkt tek gjumi dhe shkakton ankth dhe konstipacion.

Gjendet te tërshëra, spinaqi, farat e kungullit, farat e linit, avokado.

Acidet Yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme sepse luftojnë inflamacionin në trup. Ato gjenden tek salmoni, sardelet, peshku ton, vezët, arrorët dhe farat.

Trupi i njeriut ka nevojë për ekuilibrat e duhur të acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 për të mbrojtur zemrën, trurin dhe imunitetin.

Kaliumi

Niveli i ulët i kaliumit në organizmin e një mashkulli rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Një mungesë e tillë dobëson kockat, plogështon metabolizmin, dobëson tretjen dhe muskujt.

Kaliumin e gjeni tek fasulet, avokado, patatja e ëmbël, bananet dhe salmoni.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort