Home LAJME Këto janë masat e reja që pritet të diskutohen, gastronomia të punojë deri në ora 21:00, ora policore nga ora 22:00

Këto janë masat e reja që pritet të diskutohen, gastronomia të punojë deri në ora 21:00, ora policore nga ora 22:00

0
Këto janë masat e reja që pritet të diskutohen, gastronomia të punojë deri në ora 21:00, ora policore nga ora 22:00

Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:

Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.

Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.

Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here