Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se pajtohet me një rritje prej mbi 10 për qind të pagës për mësimdhënësit. Kështu thuhet në letrën e drejtuar nga SBASHK-u në adresë të Avokatit të Popullit.
Sipas tyre kërkesa për rritje prej 10.45 për qind vjen nga rritja ekonomike që ka pasur Kosova në vitin 2021.
Më tej në letër thuhet se këtu duhet të jetë e përfshirë po ashtu edhe shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nga pakoja ekonomike.






