KEDS në një komunikatë për media ka njoftuar se sot për shkak të punimeve në sistemin energjetik do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës duke përfshirë edhe rajonin e Dragashit, raporton TV Prizreni.
Ky do të jetë orari dhe rajonet në të cilat do të ketë intervenime gjatë ditës së sotme:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Restelica (kodi 30036002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.
Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave te thyera me të rejat ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve, riparimi i shtyllës ku mundet të riparohet, dhe ndërrimi i konzollave.