Prizreni Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.8.04 – Pas mëngjesit të ftohtë me ngrica, ditën me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Këto do të jenë temperaturat për sot në Prizren

Përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi për rrebeshe të shkurta bore. Në mbrëmje priten kthjellime.9.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
10.04 – Kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransira kalimtare.11.04 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
12.04 – Pjesërisht vranët dhe më ngrohtë.
Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4C dhe -1C, e deri ditën e hënë rriten në 4C, ndërsa maksimalet ditën e premte rriten në 11C, e në fillim të javës së ardhshme, edhe deri në 21C.Do të fryjë erë nga krahu veriore me intenzitet mesatar 4-11m/s, të premten 1-4m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga dita e diel në rënie.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

