LAJME

Këtë javë vijnë sërish vaksina në Kosovë, kontrata me Pfizer mbetet sekrete

Këtë javë vijnë sërish vaksina në Kosovë, kontrata me Pfizer mbetet sekrete
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Gusht 2021, 05:33

Këtë javë pritet të vjen një kontingjent tjetër i vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.

Këtë e kanë konfirmuar për Front Online nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë kontingjent arrihet shifra e donacionit nga programi COVAX prej 720 mijë dozave.

“Me kontigjentin e radhës qe këtyre ditëve do ta sjell COVAX, plotësohet shifra prej 720 000 dozave, apo 360 000 vaksinave qe ky mekanizëm i ka ndare për Kosovën”, thuhet në përgjigjjen e MSh-së për Front Online.

Tutje nga MSh-ja kanë sqaruar për publikun se të gjitha këto vaksina janë dhënë falas.

“Te gjitha vaksinat e siguruara përmes mekanizmit COVAX, janë marre falas si donacion”, kanë thënë nga MSh-ja.

COVAX është një mekanizëm i disponueshëm për çdo vend, përmes të cilit ata mund të i qasen në mënyrë të barabartë vaksinave kundër COVID-19 të aprovuara nga OBSh-ja.

Më 28 maj të këtij viti në mbledhje të Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte njoftuar për arritjen e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për blerjen e 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19.

Tash e sa muaj kjo kontratë nuk është bërë publike nga MSh-ja.

Front Online ka pyetur prapë MSh-në për vlerën e kësaj kontrate por të njëjtit janë arsyetuar se kontrata është konfidenciale.

“Kontrata MSh-Pfizer është konfidenciale sa i përket pjesës financiare te vaksinave qe janë siguruar përmes kësaj kontrate”, thuhet në përgjigjjen e tyre për Front Online .

Procesi i vaksinimit masiv në ka filluar më 15 qershor dhe po vazhdon edhe tani ndonëse ditëve të fundit me një ritëm të shtuar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse në nivel vendi prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. /Front Online/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika