Këta janë kandidatët për ministra të propozuar nga Albin Kurti

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Këta janë kandidatët për ministra të propozuar nga Albin Kurti

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin me të cilën synon të qeverisë në katër vitet e ardhshme, dhe pikat kryesore në të cilat mëtojnë të punojnë.

Kurti propozoi kabinetin qeveritar me këtë përbërje:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik: Fikrim Damka,

Ministër i Financave: Hekuran Murati,

Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës: Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla,

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulëzon Jagxhiu,

Ministër i i Shëndetësisë: Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla Çeku,

Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci,

Ministër e Rinisë dhe Sportit: Daulina Osmani,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri,

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha,

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari,

Ministre e Energjisë : Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal – Elbert Krasniqi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika