LAJME

Këta janë dy të rinjët nga Lugishta e Hasit që humbën jetën në autostratdën “Ibrahim Rugova”

Këta janë dy të rinjët nga Lugishta e Hasit që humbën jetën në autostratdën “Ibrahim Rugova”
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2024, 00:37

Dy persona kanë vdekur në aksidentin e së hënës rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”  ku u përfshinë një kamion e dy vetura, në afërsi të Prizrenit.

Vdekja e Flurm Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar është konstatuar në vendin e ngjarjes sipas u.d. kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Më datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet  relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika