LAJME

Këta janë dy ministrat shqiptarë në Qeverinë Abazoviq

Këta janë dy ministrat shqiptarë në Qeverinë Abazoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 20:49

Dritan Abazoviq është zgjedhur si kryeministri i 43-të i Malit të Zi. Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje, u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq.

Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, kanë marrë dy poste ministrore.

Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

Një biografi e shkurtër për të dy ministrat:

Dukaj ka lindur më 1985 në Tuz të Malit të Zi. Ka titullin Master në Psikologji Shkollore, derisa ka shërbyer si gazetarë e profesor shumëvjeçar.

Ai ka qenë, po ashtu, drejtor shumë-vjeçar i në Ministrinë e Arsimit. Aktualisht Dukaj është ushtrues detyre i drejtorit të i ndërmarrjes së Tregut.

Fatmir Gjekaj, në anën tjetër, ka lindur në Tivar më 1975-ën, i diplomuar në fushën e ekonomisë.

Gjekaj ishte kryetar i Komunës së Ulqinit më 2014-ën dhe mbajti postin deri më 21 mars të 2016-ës. Ai është zgjidhur si kryetar i organizatës turistike të Ulqinit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika