Gerard Araud, këshilltar i presidentit francez, Emanuel Macron “ia ka shkëputur” shpresat kosovarëve duke thënë se liberalizimi nuk do të ndodhë as “në ëndërra” në vitin 2022.
Araud, teksa komentonte deklaratën e Borrellit se BE-ja duhet t’ua heq vizat kosovarëve, në një postim në Twitter aludoi se atmosfera në Bashkimin Evropian nuk shkon në një frymë të këtillë.
Kjo shkaktoi reagimin e ish-ambasadorit Bernard Nikaj, i cili replikoi se shpreson që gjatë presidencës franceze të Këshillit Evropian më 2022 do të ndodhë liberalizimi.





