Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 216-të të mbajtur të premten, ka marrë vendim që të shpallë konkurs për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj.
Shpalljes së konkursit për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj, fillimisht i parapriu miratimi i Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë takim, KPK ka themeluar edhe Komisionin për Rekrutim, me përbërje të kryesuesit Jetish Maloku, u.d, të kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, anëtarit të Këshillit, Agron Beka, Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe anëtarë rezervë, anëtari i Këshillit, Veton Shabani dhe prokuroja në zyrën e Kryeprokurorit të Shteti, Laura Pula.





