Me rastin e pezullimit të grevës dhe fillimin e mësimit nga e hëna kanë reaguar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, duke kërkuar nga drejtuesit e SBASHK, por edhe anëtarët e sindikatës, se a kanë për përgjegjësi së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën, raporton Gazeta Sinjali.
KPK, njoftojnë se më 31 gusht përfaqësues të tyre kishin zhvilluar takim me drejtuesit e SBAShK-ut. Ata i kishin dy kërkesa, e para ishte Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor dhe e dyta që SBAShK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të pa afat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBAShK-un.





