- Reklama -

Këshilli i Prindërve kundër që të kompensohen orët e humbura, të shtunave

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se prindërit e deklaruar për ta kanë thënë se shumica absolute janë kundër kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës në ditët e shtuna.

Sipas një njoftimi, Këshilli i Prindërve thotë se shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë të shtunave.

- Reklama -

“Këshilli i Prindërve vlerëson se prindërit kanë plotësisht të drejtë të reagojnë në këtë mënyrë, për çka edhe kemi paralajmëruar qysh në fillim të grevës. Mësimi të shtunave jo vetëm që nuk i shërben kompensimit të orëve, por ashtu e dëmton edhe procesin mësimor për ditët e tjera të javës, për shkak të lodhjes dhe mërzitjes së fëmijëve”.

“Ne besojmë se kompensimi i orëve të humbura duhet të ishte deleguar në nivel të shkollave, meqë shumica e shkollave në Kosovë nuk e kanë problemin e mbingarkesës me nxënës (pra punojnë me një ndërrim), dhe kompensimi mund të ishte bërë gjatë ditëve të javës. Këshillat drejtues të shkollave do të duhej ta informonin Ministrinë e Arsimit (me qëllim mbikëqyrjeje) për planin e kompensimit (sikurse ka ndodhur me Task Forcat gjatë pandemisë për dy vjet e gjysmë)”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve, transmeton Klankosova.tv.

Më tej thuhet se prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, teksa Këshilli i Prindërve ka shtuar se ata (prindërit dhe fëmijët), s’kanë pse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar orët e humbura.

“Është shumë e padrejtë dhe e papranueshme që fëmijëve tanë, pasi iu mohua e drejta kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim, t’iu mohohet tani edhe e drejta për pushim, e mbi këtë edhe e drejta për aktivitete jashtëshkollore. Fëmijët kanë të drejta dhe prindërit obligohemi t’i mbrojmë”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas ndërprerjes së grevës, ishte Ministria e Arsimit ajo që ka thënë se orët e humbura gjatë grevës do të kompensohen.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort