- Reklama -

KESCO kërkon nga qytetarët të kursejnë energjinë elektrike

KESCO ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike, pas njoftimeve nga KOSTT për përballje me ngarkesa të rritura.

“Këto ngarkesa, që vijnë si rezultat i rritjes së konsumit, lidhen me funksionimin teknik të sistemit elektroenergjetik dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët për të ulur konsumin dhe për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. Masa të thjeshta, të ndërmarra nga secili prej nesh, mund të kenë efekt të madh në sistemin elektroenergjetik, duke kontribuar në stabilitet më të mirë për të gjithë. Si furnizues i energjisë elektrike, KESCO është e angazhuar që të informojë në kohë konsumatorët dhe të kontribuojë në menaxhimin sa më efikas të konsumit, duke theksuar se masa të vogla, të ndërmarra individualisht, mund të kenë ndikim të rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm të sistemit. Njëkohësisht, përdorimi më i kujdesshëm i energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve familjare, pra në fatura më të ulëta, sidomos gjatë sezonit kur rritet nevoja për ngrohje” – thekson KESCO.

- Reklama -

KESCO i ka ftuar qytetarët, që veçanërisht gjatë orëve të pikut, të shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë gjatë kësaj kohe.

“Menaxhimi i kujdesshëm i konsumit gjatë orëve të pikut ndihmon që sistemi të funksionojë normalisht dhe parandalon ngarkesa shtesë që mund të vështirësojnë furnizimin në momente të caktuara. Prandaj, çdo kursim, sado i vogël, ndihmon që sistemi të qëndrojë i qëndrueshëm për të gjithë” – shton KESCO.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort